Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Licencat e reja, 2031 infermierët dhe mjekët e rinj që kalojnë në testim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Licencat e reja, 2031 infermierët dhe mjekët e rinj që kalojnë në testim
AktualitetShoqëri

Licencat e reja, 2031 infermierët dhe mjekët e rinj që kalojnë në testim

Published: September 17, 2022
Shpërndaje

Testimet për licencat e reja profesionale në shëndetësi do të nisin javën e ardhëshme në datën 20 shtator. Janë afro 2 mijë infermierë të rinj që do të garojnë në këtë sezon nëpërmjet provimeve të shtetit për të siguruar lejen e ushtrimit të profesionit, çka më pas i hap udhë edhe punësimit në strukturat mjekësore të të gjitha niveleve, qofshin këto publike apo private.

Ditën e djeshme Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka shpallur kalendarin me datat kur do të zhvillohen provimet e shtetit për secilin specialitet mjekësor, si dhe listën zyrtare të kandidatëve që do të zhvillojnë provimin e shtetit në profilin e mjekut dhe të infermierit. Sipas kalendarit do të jenë mjekët ata që do t’i nënshtrohen të parët provimit, përkatësisht në datën 20 shtator, ku do të garojnë 85 kandidatë. Ndërsa një ditë më pas, do të vijojë testimi për lejet e reja profesionale në profilin e infermierit. Për shkak të numrit të madh të kandidatëve që janë në garë (1946 kandidatë), për këtë specialitet provimet do të vijojnë për dy javë me radhë. Më pas ndërmjet datave 12 tetor, deri në 28 tetor testimet do të vijojnë për farmacistët e rinj, stomatologët, fizioterapistët, logopedistët, mamitë, si dhe teknikët e laboratorit dhe të imazherisë.

Autoritetet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit kanë shpallur datën dhe orën e përcaktuar të tetsimit për secilin kandidat. Kështu, në lidhje me orarin e pjesëmarrjes në provim, bëhet e ditur se edhe për sezonin e ri të tetsimeve ato do të jenë të përcaktuara për çdo kandidat dhe nuk do të ketë ndryshime orari përtej planifikimit të publikuar, çka do të thotë se nëse nuk do të paraqiteni në datën dhe orarin e përcaktuar specifikisht për ju sipas listës së shpallur në vijim të shkrimit, do të duhet të prisni sezonet e ardhëshme të testimeve për të garuar sërish për lejen e ushtrimit të profesionit. E ndërkohë nuk do të mund të aplikoni për vendet e lira të punës që mund të raportojnë strukturat mjejësore publike apo private që funksionojnë në vendin tonë.

- Publicitet -

Në ndihmë të bluzave të bardha që do testohen në këtë sezon, ekspertët e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit kanë detajuar edhe fondin e mijëra pyetjeve nga të cilat do të përzgjidhen edhe pyetjet që do të jenë pjesë e tezës së provimit të licencës. Kështu, çdo kandidat mund të orientohet rreth përmbajtjes që do të ketë testi i licencës, duke u njohur me fondin e detajuar të pyetjeve që gjendet në faqen online të QSHA-së.

Gjatë paraqitjes për pjesëmarrje në provim, kandidati duhet të ketë parasysh dhe të zbatojë këto rregulla: të paraqitet pranë Qendrës së Shërbimeve të Arsimit 30 minuta përpara orarit të nisjes së provimit, teksa duhet të jetë i pajisur me Kartë ID ose Pasaportë (dokumenti origjinal) dhe kopje të tyre, faturën origjinale me vulën përkatëse, të pagesës së tarifës së provimit, të kryer në një bankë të nivelit të dytë bazuar në herën e pjesëmarrjes.

Kandidatët, të cilët nuk paraqesin këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në provimin e shtetit. Mungesa e një prej këtyre dokumenteve ju penalizon duke ju lënë jashtë testimit, çka do të thotë se duhet të prisni sezonet e vitit të ardhshëm për të hyrë sërish në testin e licencës, duke humbur kështu shanset për të aplikuar përgjatë kësaj periudhe për vendet e lira të punës në spitalet dhe qendrat mjekësore publike dhe private në vend. Për të qenë kalues në këtë provim duhet të siguroni mbi 50 pikë me përgjigjet e dhëna.

Kliko: Mjekesi 

Kliko: Infermieret

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 17, 2022 at 6:26 pm

    ASNJE VAKSINE!

    Reply
  • ? says:
    September 17, 2022 at 6:27 pm

    sigurisht, sepse ata duan të na infektoj me mikroçipe e të kontrollojn mendjet tona

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?